Ish-ministri i Mbrojtjes: Dëmet nga tërmeti në ndërtesat pa leje

Ish ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se shumica e ndërtesave me leje ndërtimi i mbijetuan tërmetit për shkak se kanë respektuar kushtet e ndërtimit, ndërkaq, pjesa tjetër pa leje, nuk kanë respektuar as standartin më minimal, ndaj dhe ka patur dëme.

Oketa: Le të bëjmë një ndarje në dy kategori të objekteve. Me leje ndërtimi dhe pa leje ndërtimi. Ata me leje ndërtimi, pothuajse në 100% të rasteve nese do ishin respektuar procedurat ligjore, do ndodheshim në një situatë ku këto objekte të kishin zero shkatërrim.

Tërmetet nuk vrasin, vrasin godinat. Fakti që një numër i konsiderueshëm i godinave i rezistuan këtij tërmeti të fuqishëm, do të thotë që kushtet e ndërtimit janë respektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket grupit tjetër, është disi më e vështirë pasi nuk ekziston asnjë dokument si janë ndërtuar, pra janë ndërtuar pa projekt dhe nuk është respektuar as standarti minimal i ndërtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?