Ish-ministri i PS-së ironizon reformën në drejtësi: Shqiptarët po presin mrekullinë!
Ish-ministri i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi ironizon atë se çfarë po ndodh aktualisht me reformën në drejtësim, teksa e ilustron me një ngjarje të përjetuar në Tepelenë.
““Humor politik”, shkruar 14 korrik 2016.
Në vitin 1968 isha në një fshat të Tepelenës, që quhet Selcka e Madhe, ku po ndërtohej një hidrocentral për elektrifikimin e dy fshatrave.
Isha mjaft i ri. Aty kam njohur njerëz shumë të zgjuar dhe tepër bujar. Ndoshta ishte muaji korrik dhe temperaturat shumë të larta e kishin “përvëluar” gjithë bimësinë.
Të gjithë banorët i mbanin sytë nga qelli dhe luteshin që ZOTI t’u sillte një shi për të shpëtuar nga ai mallkim.
Kryetar Lazja, më dukej interesant! Kishte autoritet dhe një kalë me shal. Unë iu afrova dhe e pyeta për kalin e kuq. Ai, me humor të hollë u përgjigj – “mirë kali, por s’na lënë rehat edhe mizat”… O djalë, ngriti zerin, ne lutemi për shi, ti më pyet për kalin.
Lutjet e banorëve të Selckes i pranoi ZOTI dhe si me magji fshati po përmbytej nga rreket e vrullshme. Therni kurbanët- urdhëroi kryetari. Me shpejtësi u therën dy deshë. “Le të mblidhet i gjithë fshati ta festojmë”. Ashtu u bë dhe kryetar Lazja, (më duket ishte nga Buzi i Madh ), ia mori i pari këngës, për të vazhduar gjatë kënga dhe dollia.
Kështu po e presin shqiptarët “Reformën në Drejtësi”!
Le të presin mrekullinë!”, shprehet ish-ministri i PS-së, Elmaz Sherifi.