Ish-ministri i Shëndetësisë: Askush nuk mund ta besojë kurbën e COVID-19, ja arsyet e luhatjes së rasteve

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan në “Facebook” se askush nuk mund ta besojë kurbën e shifrave të koronavirusit në vendin tonë, për shkak të luhatjeve të theksuara nga dita në ditë.

Sipas Shehut, janë disa arsye që mund të prodhojnë një kurbë të tillë, si numri shumë i vogël i testimeve të bëra hermetikisht në një laborator, metodat jo profesionale në kërkim dhe lëvizja e shifrave me çelës poshtë tavolinës së “konjukturave”.

Mesazhi i ish-ministrit Shehu:

Askush nuk mund t’i besoje kesaj kurbe, pra mos harxhoni me “kohe” me ate dhe as me testimet tuaja! Ndiqeni “ecurine” e luhatjeve te saj per rastet e prekurave nga Covid 19 ne nivel vendi: Sot raportohet nje “ngritje” me reth 15 here me lart se dy ditet e fundit. Para 4-5 ditesh u ul me 9-10 here brenda 24 oreshit!

7-8 dite me pare u rrit 6-7 here…dhe te gjitha keto “luhatje” ne hapesiren e 24-48 oresh! Keshtu ka variuar ne te gjithe keto jave duke paraqitur “kurben” me te cuditeshme e te pa besueshme ne bote…pervec Sudanit, ku nuk testohet!

Jane disa aresyet qe mund ta prodhojne te tille: numri shume i vogel i testimeve virusologjike (tampon) te bera hermetikisht ne nje laborator, metodikat jo profesionale ne kerkim, si dhe levizja e shifrave me celes poshte tavolines sipas “konjukturave”!!

Ndersa konkluzionet imunologjike as mos i permendeni, per derisa ajo procedure kaq e rendesishme ka nje kusht, te jete masive per te qene e vlefshme, gje qe mund te realizohet lehtesisht ne vendin tone, mjafton te mos pengohen laboratoret per ta realizuar ate.

Por ju perkundrazi e keni “burgosur” edhe kete analize ne nje laborator, nuk keni publikuar as edhe nje metodike apo objektiv, pra me mire hiqni dore edhe prej saj se keshtu do te prodhoni vecse ndonje “mrekulli” tjeter te ngjashme me ate virusologjiken!

SHKARKO APP