Ish-ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Në fund të muajit Italia do ketë rënie të numrit të personave me COVID-19
Në një lidhje me skype me studion e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se shembuj si Kina dhe Koreja janë pozitiv por të pamundur për vendin tonë që të ndiqen.
Në një bisedë me gazetarin, Rezear Xhaxhiu, Vasili pohoi se dy shtet në fjalë e fituan betejën me pandeminë ndërsa dha edhe një lajm tepër pozitiv kur tha se, në Itali në fund të kësaj jave dhe përgjatë gjithë fundit të muajit do të ketë një rënie të numrit të personave që preken nga virusi.
Ish-ministri tha se më e rëndësishme se gjithçka është organizimi i punës dhe pajisja e stafit mjekësor me mjetet e nevojshme për trajtimin e pacientëve por edhe të mbrojtes së tyre personale.
Çfarë i ndodhi Italisë, pse pati kaq shumë raste masakruese në Lombardi?
Vasili: Nuk ka qenë thjeshtë një optimizëm i kërkuar nga ana ime, kam dashur që atë çfarë shkenca ofron për këtë çështje ndihmon për një rast të tillë. Paniku e bën situatën e pashpresë ndërkohë që s’është aspak e tillë. Kemi të bëjmë me një përballje serioze por logjika e numrave edhe në shtete të mëdha, në Kinë dhe Kore ishin shëmbuj konkret për të kuptuar se si duhet dhe çfarë duhet të bëjmë në këtë përballje. Nga Italia duhet marrë diçka tjetër, sot shkenca vijon të japë shifra premtuese, sot ka pasur një rënie të infektuarve dhe të vdekjeve në këtë shtet.
Si i lexoni ju masat që ka marrë deri më tani ekzekutivi i Tiranës?
Vasili: Sistemi kinez dhe korean janë dy sistemet e luftës me të cilët u fitua beteja ndaj koronavirusit. Ne nuk iu ngjajmë në asnjë pikë këtyre modeleve. Nuk mundemi të shmangemi absolitisht me një model të tillë. Italia e cila po shndërrohet në anë pozitive të saj dhe do të shohim nga fundi i javës që do ndryshojë pozitivisht dhe sidomos në fund të muajit mars, por qoftë edhe në zonën veriore, janë ruajtur edhe ruhen edhe sot masat shtrënguese.
104 të prekur, 5 vdekje, si i lexoni këto shifra?
Vasili: Në këtë momente gjëja kryesore është gjakftohtësi dhe veprime konktrete, të mundësohen mjek efikase shëndetësore, të mos lejohen grupimet e qytetarëve, duhen veprime konkrete që s’ka nevojë që dikush të bëjë avokati. Nuk jemi këtu për t’u përgjigjur për asnjë vend të rajonit por për shqiptarët. Për mua arma më e mirë për të dalë me sukses nga kjo gjendje është organizimi dhe koordinimi i punëve.
https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/2912514332165058/