Ish-ministri i shëndetësisë: Nëse hyn epidemia në Shqipëri, s’kemi rrjet me mjekë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu duke folur për koronavirusin tha se ne kemi një hendek në madh në lidhje me kontaktin me mjekun.
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji, ai tha se sistemi ynë shëndetësor ka mungesa, kryesisht në mjekë, pasi nuk ka një shtrirje kapilare të kujdesit parësor.
Shehu: Masa e dy është kujdesi parësor. Nëse dikush shfaq temperaturë apo shqetësime sa e ka kontaktin me mjekun e familjes? Sa është i gatshëm mjeku i familjes që të bëjë analizën që të shikojë sa është i rrezikuar dikush që të ketë këtë virus, a ka pasur kontakt me kinezë? Këtu kemi një hendek të madh.
Sepse këtu nuk kemi një shtrirje kapilare të kujdesit parësor dhe efikas, për vetë mungesat e mëdha, qysh nga numri i mjekëve, dhe deri të numri i institucioneve shëndetësore. Kontrolli i kufijve nuk është problem, ajo bëhet kudo. Transhi i dytë i problemit është kur hyn epidemia, deri tani ishim në mbrojtje të epidemisë.
Tani hyn virusi, këtu fillojnë problemet e mëdha. Dhe këtu është transhi i dytë i betejës. Ata që janë të prekur nga virusi, sa më pak të bëjnë komplikacione. Sepse i sëmuri nuk vdes nga virusi, por nga komplikacionet që jep virusi. Një i prekur mund të kurohet në një spital ku ka ambiente të izoluara. Në Kinë krijuan një spital të tërë se janë me mijëra njerëz.
Në Kinë kanë futur në karantinë 56 mln njerëz, a e di çfarë do të thotë kjo gjë? Kjo gjë e ngadalëson përhapjen e virusit dhe infeksionit