Ish-ministri i Shëndetësisë rrëfen eksperiencën me COVID-19: Nisi me temperaturë, nuk duhet frikë, ja kura që përdora

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka rrëfyer eksperiencën me COVID-19 pasi u infektuar edhe ai nga virusi

Koja tregon se gjithçka nisi me temperaturë 38-38.5 gradë Celsius dhe menjëherë bëri tamponin. Më pas temperatura i ra në 37- 37 e pak. Ai thotë se më pas kishte pak kollë teksa shton se i humbi shija e nuhatja.

Më tej Koja thekson se nuk duhet patur frikë nga përballja me COVID-19, s;ka nevojë, por paralajmëron se nuk ishte si virozat e tjera.

Ai shton se shija dhe nuhatja u rikthye në ditën 10-11 pas infektimit teksa thotë se përveç mjekimit të duhur që duhet në kohë dhe sipas simptomatologjisë, ai mori dhe një antibiotik për 5 ditë.

”Armiku më i madh që na bashkëngjitet me COVID-19 është ankthi dhe tmerri. Pasi duhet të përballemi me lajmet e COVID-19. Nuk ishte ndonjë obobo, por dhe jo serioze nuk ishte. Duhet të merrje mjekimin e duhur. Duhet të merrje medikamente jo kot që e dëmtojnë organizmin.

Mos e dëmtosh veten, por ta marrësh ne kohën e duhur. Nisi me temperaturë, të dridhura, më mbajti 38- 38 e gjysëm për disa orë, më pas 37 e pak për 2 ditë. Pak kollë. Jo kollë e thatë, me gëlbazë. Në pulmone s’patëm prekje. Më pas iu nënshtruam mjekimit.

U tamponova kur pata temperaturë, më pas rezultati doli të nesërmen. Ecuria ishte ajo që ju shpjegova. Shqiptarët të kenë kujdes, mos e marrin me panik, por nuk ishte si virozat e tjera. Nuk duhet frikë fare, por duhet mjekim të duhur, falë konsulencës së duhur me mjekët sipas ecurisë dhe simptomatologjisë.

Në fillim po, prej kollës dhe gëlbazës, mora vetëm 1 antibiotik në 5 ditë. Forma ishte e lehtë derisa mesatare.

Iku shija në ditën e dytë të temperaturës, shije nuhatje nuk kisha më. Nga dita 10-11 u rikthye.”- tha Koja.

Nga ana tjetër Koja ka vlerësim pozitiv për qeverinë dhe menaxhimin e pandemisë. Ai thotë se në raport me infektimet dhe situatës në Europë, Shqipëria po e përballon mirë dhe situatën e ka nënkontroll.

Më tej Koja siguron se një pandemi nuk mund të përballohet me spitale kurse shton për masat e reja kufizuese si maska me detyrim apo universitetet online ejanë të zbutura dhe të vonuara.

”Situata po menaxhohet kënaqshëm, në raport me rastet e infektimeve, në raport me Europën. Shohim se sot ësthë e hënë dhe Gjermania ka vendosur një gjysëm apo treçerek Lock-Down. Franca është në kolaps të kapaciteteve shëndetësore, Greqia ka mbi 1 mijë raste. Po ashtu Italia që ka shumë raste. Shqipëria me këtë numër rastesh është nënkontroll. Duke qenë se është pandemi, involvon dhe dëmton shëndetin e qytetarëve, nuk përballohet me spitale. Gjermania bëri shumë testime, ka sistem spitalor shumë të zhvilluar. Prap përfundoi Lock-Down.”- theksoi Koja.

SHKARKO APP