Ish-ministri i shëndetësisë tregon pse nuk i është përgjigjur Ramës këto ditë: Ja “këshilla” që do i jepja

Ish-ministri i shëndetësisë Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Aktualitet” përballë gazetarit Bejdo Malo ka folur rreth situatës së pandemisë globale si dhe masat që po merren nga qeveritë e shteve duke u ndalur më shumë tek masat e qeverisë shqiptare normalisht.

Vasili teksa ka komentuar numrin e të prekurve dhe të vdekurve nga ky virus në botë e ka vënë theksin tek përpjestimi i këtyre shifrave me numrin e popullsisë.

Të njëjtën gjë bëri edhe për Shqipërinë duke krahasuar të njëjtën gjë.  Ai tha se nëse merren masat e duhura kjo gjë mund të kalojë shumë shpejt duke përmendur edhe histori të tjerash sëmundjesh globale.

Vasili tha se edhe nga gripi i zakoshëm ka pasur shumë viktima ku shembull  mori SHBA-në që sipas tij e ka vuajtur disa vite këtë fenomen.

Sa i përket deklaratave të Kryeministrit mbi këtë situatë ai i quajti të tepërta pasi tani nuk është koha për politikë por për profesionistët e fushës.

Ai tregoi se kishte nguruar që ti përgjigjej kreut të qeverisë këto ditë për këtë sjellje të tij dhe një këshillë pati për të duke i sugjeruar të sillet si homologët e tij në rajon por jo vetëm.

https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/1107878289566236/

 

SHKARKO APP