Ish-ministri socialist Arben Malaj: Asnjë diktator nuk ka bërë Kongres në stadium, siç po bën PS!

Nga Arben Malaj, ish-ministër i PS-

Kongres apo miting brohoritës pas zgjedhjeve që nuk e zgjidhën lakun e dështimeve të përsëritura në procesin dhe perspektivën euro-atlantike.

Janë ftuar vetëm për të degjuar dhe duartrokitur me ovacione?

Kongres të jashtezakonshem në stadium??

I panevojshëm dhe turpëronjese për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm.

As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri i Koresë së Veriut nuk kanë mbritur deri këtu.

Edhe partia komuniste e Kinës që përfaqeson 1.4 miliardë banorë nuk ka bërë deri sot kongres partie në stadiume.

Si ka mundësi që Rilindja që “përfaqëson” një popullsi në tkurje me më pak se 3 milionë banorë, bën kongres të jashtezakonshëm në stadium?!

Keqardhje për situatën kritike ku ka arritur nënshtrimi i verbër i “perfaqësuesve” të popullit dhe të partisë ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, të babëzitur, të korruptuar dhe të kapur nga oligarkët.

Këta oligarkë po keqperdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina që i lëvizin sipas interesave të tyre për përfitime abuzive dhe varfëronjëse për shqiptarët.

Në këtë rast vlen më shumë se kurrë mësimi që presidenti Jefferson i jepte djalit të tij se në jetë ka edhe fitore turpëronjëse.

Kapja e shtetit e demton demokracinë dhe sigurinë si të shqiptarëve, të SHBA dhe BE më shumë se çdo form tjetër e korrupsionit.

Kjo është sfidë shumë e vështirë por pa e fituar luftën kundër pandëshkueshmërisë paqja e qëndrueshme dhe siguria, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor do të jenë risk.

Ditë të mbarë!

SHKARKO APP