Ish-ministri uron 2020 me më të voglin e familjes dhe miqtë e tij besnikë

Urimeve për një vit të mbarë u është bashkuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në profilin e tij zyrtar në facebook, ai e ka shoqëruar urimin për 2020 me një foto të tij me më të voglin e familjes, djalin e dytë Golikun.

Sportiv dhe me dy qentë e tij në krahë, të tre shohin me ende vogëlushin e veshur me ngjyra sportive që zvarrite në dysheme.

Goliku ishte gëzimi i dytë i familjes së ish-Ministrit dhe erdhi në kohë të vështira për të, kur Tahiri përballej me betejën e tij ligjore për akuza të rënda, por që u gjet fajtor vetëm për shpërdorim detyre dhe u dënua me 3 vjet shërbim prove.

Veç Golikut, Tahiri ka edhe një djalë tjetër, Drinin,që është dhe gëzimi i parë i familjes.

SHKARKO APP