Ish-ministrja e Kulturës tregon se si e kalon kohën në karantinë

Në një komunikim me Skype për News 24, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tregoi si i kalon ditët në izolim.
Ajo tregoi se nuk e ka ndërprerë punën, duke shtuar se puna në komisionet parlamentare po zhvillohet on line. E përvec kësaj, Kumbaro thotë se po e kalon kohën duke lexuar, jo vetëm për vete, por edhe për fëmijët, në një iniciativë të përbashkët me kryebashkiakun Veliaj.

“Puna në komisione parlamentare po zhvillohet on line. Mbledhjet zhvillohen on line, ne jemi të lidhur përmes internetit, shqyrtojmë aktet normative të qeverisë”.

“Kohën duhet ta kalojmë duke dëgjuar muzikë si dhe të lexojmë libra. Këtë po bëj, më kishte munguar shumë akoma nuk e kam nxjerrë mallin, duhet të thoja, dufin në fakt flas për libra që si kisha lexuar dot përgjatë viteve që kam qënë në detyrë politike. I jam përgjigjur pozitivisht edhe ftesës së kryebashkiakut Veliaj për të lexuar përralla për fëmijë. Mund t’i gjeni ato që lexoj tek faqja e kryetarit të Bashkisë. Unë di të them që cdo e keqe ka një të mirë”,- tha Kumbaro.

Në lidhje me orarin e lëvizjes vetëm për 1 anëtar të familjes për një orë, Kumbaro tha se kishte ditë që nuk e shfrytëzonte.

“Shërbimet e domososhme janë minimale. Unë mendoj se një nga anëtarët të dalë 1 orë në ditë për Pazar është i mjaftueshëm nuk e shfrytëzojmë cdo ditë. Jemi në një sistem furnizimi normal. Unë do këshilloja që njerëzit një ditë të dalin për Pazar dhe një ditë tjetër për të blerë libra, pasi tani edhe libraritë janë hapur”,- tha Kumbaro.

SHKARKO APP