FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish ministrja e PD-së: Basha ende prezent në politikë

Ish-ministrja e Arsimit gjatë qeverisjes teknike, Mirela Karabina thotë se Lulzim Basha është ende prezent në politikë dhe po zhvillon takime me demokratët. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Karabina u shpreh se foltorja e Sali Berishës nuk ka qenë kurrë shumicë brenda Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha është aty. Ai është tërhequr, por edhe vetë ka deklaruar që nuk është larguar nga politika. Zoti Basha është në takime me demokratët. Ajo që po ndodh në fakt, kjo pjesë e Partisë Demokratike po mpaket, sepse nuk është treguar as konsistente, as koherene. Foltorja nuk ka qenë kurrë shumicë.

Ajo ka luftuar nëpërmjet shantazhit, nëpërmjet mediave, nëpërmjet presionit që të ngrejë perceptimin që është shumicë. Si mund të jetë foltorja shumicë, kur PD në 32 vite është zvogëluar në numër sepse janë larguar ata që besonin se është parti e djathtë”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?