FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministrja teknike: Erion Veliaj të futet në karantinë, të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

Mirela Karabina, e cila mbajti edhe postin e ministres së Arsimit në 2017 kur u bë pakti Rama-Basha ishte e pranishme në protestën e artistëve.

Në fjalën e saj, Karabinë kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama.

Mirela Karabina: Ky pushtet kriminal që kërkoi të vrasë qytetarët e tij merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve. Rama urdhëroi shembjen e Teatrit, ndërsa Veliaj ekzekutoi. Shikoni kush janë anëtarët e këshillit bashkiak që kanë firmosur shembjen. Sot ata janë turpi i qytetit, janë turpi i Shqipërisë. Sot nga ky shesh ne kërkojmë futjen e Erion Veliajt në karantinë. Sepse ai dhe Rama futën shqiptarët në karantinë për të shembur teatrin kombëtar. Erion Veliaj ekzekutoi atë që ne nuk e menduam kurrë. Rama dhe Veliaj me shembjen e teatrit kanë fundin e krupshëm politik. Sot duhet të ngrihemi n ë këmbë për të mbrojtur Shqipërinë. Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të japin sot dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?