Ish prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj shkon në SPAK, hetohet për abuzim në tendera

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj u paraqit sot në SPAK.

Ajo u pezullua prej GJKKO-së nga detyra si prefekte e qarkut të Fierit. Ndërsa më pas me vendim qeverie u shkarkua nga kjo detyrë.

Balilaj akuzohet për abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste, kur drejtonte bashkinë e Patosit. Ajo paracaktoi kompaninë ‘Genti 001’ fituese para se të zhvillohej tenderi.

 

SHKARKO APP