Ish-presidenti kërkon lirinë, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte planifikuar seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”. Por seanca është shtyrë për në datën 26 qershor.
“Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.
Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.
Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta.
Pasuritë e ish-presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri.
Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme.
Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim”, tha avokati i Metës para mediave.