Ish-presidenti Moisiu në spital, mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën

Ish-presidenti Alfred Moisiu prej ditës së mërkurë (4 shkurt) ndodhet në spitalin Nënë Tereza, pasi ka probleme me frymëmarrjen. Gjendja paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme kanë vendosur që një pacemaker me dy dhoma. Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt. Moisiu vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?