Ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu kërkesë gjykatës: Dua të vuaj dënimin në shtëpi!

Ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e korrupsionit pasiv kërkon lirimin nga burgu. Me anë të një kërkese drejtuar gjykatës Giu do të vuajë dënimin në banesën e tij.

Ndonëse përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg, prokurori që njihet edhe si njeriu hetoi dosjen e “shekullit”, atë të vrasjes se deputetit të PD-së, Azem Hajdari, kërkon ta vujë dënimin në shtëpi.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro, tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori./BW/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?