Ish-punëtori ia dinte kasafortën, i moshuari: Më vuri litarin në qafë…
Mark Alija ka treguar tmerrin që përjetoi së bashku me bashkëshorten e tij gjatë grabitjes së banesës së tyre në fshatin Shirq të Dajçit. Ai thotë se ishte në gjumë, kur dy personat i janë hedhur sipër dhe kanë dashur ta mbytin.
”Më kanë hipur të dy sipër, më kanë ngritur nga gjumi.Kam kap njërin prej qafe dhe kam rënë bashkë me të. Çfarë i kanë bërë gruas nuk e di. Nuk i kemi gjë borxh njeriu. Kanë qenë dy persona me maska dhe të armatosur. Kanë hequr alarmin, njëri prej tyre i ka heq fishën. Kanë kontrolluar shtëpinë dhe kanë marrë dy çifte, që i kam pasur të mbushura.Nuk më kërkuan asgjë, më kanë hipur sipër dhe deshën me më mbyt. Morën automjetin, dy çifte, sahatin e dorës”,-ka rrëfyer ai.
Alija tregon më tej se grabitësit kanë thyer portën kryesore dhe kanë fikur sistemin e alarmit. Njërin prej tyre thotë se e njeh pasi ka punuar në shtëpinë e tij me të atin.
”Kërkuan për lekë, se e ka dit ku është bërë kasaforta.Portën kryesore e kanë thyer. Ka punuar në shtëpinë time i ati me të birin, një prej tyre.E ka bë vetë, e kam punuar bashkë me të, Kristjani. Erdhi i ati, i ka kontrolluar policia shtëpinë, dhe më tha: Mark Pashuku, unë jam i koritur dhe i fikur, për mua nuk është më djali im. Erdhi sot në mëngjes. Për mua tha është i vdekur. Më kërkoi falje.Atë e kam falë, djalin jo.Policia ka ardhur shpejt. E ka njoftuar komshia. Risku imqë kisha çiften e djalit të fshehur atje, se mi kanë marrë dy çifte. Kam shtënë njëherë unë me çifte”.
Ngjarja u shënua mesnatën e së martës, ku dy persona të armatosur grabiten automjetin tip ML me targë ”AA 267 NG”, një celular dhe dy armë çifte që familja kishte me leje. Dy autoret janë identifikuar pak orë pas ngjarjes dhe janë arrestuar nga policia. Për arsye të hetimeve, policia nuk bën publik emrat e personave dhe detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi që dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në rrethin e Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

