Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë: Tallja me fermerët vazhdon

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu denoncon reduktimin e mbështetjes financiare për fermerët me skemat mbështetëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e quan tallje fondin e dhënë nga qeveria për fermerët.

Ai shprehet se ky fond “është shuma më e vogël që është vënë ndonjëherë ndër vite në dispozicion të fermerëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Bregut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tallja me fermerët vazhdon.
Fondi i dhënë UBT prej 1 milion EURO, është marrë nga skemat mbështetëse të destinuara nga fermerët.
Pra nga rreth 4 milion EURO, që është shuma më e vogël që është vënë ndonjëherë ndër vite në dispozicion të fermerëve, ata do të kenë në dispozicion 1 milion EURO më pak.
Deri tani janë VETËM 3 milion EURO. Sa fermerë mund të përfitojnë me 3 milion EURO??
Të presim deri në fund sa do katandisen.
P.S. Fondet e IPARD që përmenden çdo ditë nëpër media, janë për agropërpunuesit dhe jo për fermerët e thjeshtë.

https://www.facebook.com/1007770220/posts/10215767170624730?sfns=mo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?