Ish-të përmbyturit ultimatum qeverisë: Lekët për 15 ditë, ose grevë

Pas protestave të vazhdueshme dhe në mungesë të një përgjigjeje nga ana e qeverisë, banorët e prekur nga përmbytjet kërcënojnë me grevë urie.

Të parët që reaguan ishin ata në lagjen “Livadhe”, të cilët vite më parë u përballen me vërshimin e ujrave që la pas deme të shumta në banesat e tyre.

Banorët thonë se as nga qeveria dhe as nga pushteti vendor nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër sqarojnë se komisionet asokohe ju bënë vlerësim të dëmeve.

Banor 1: Çdo banesë që është vlerësuar deri në 5-6 milionë

Swiss Digital Desktop Reklama

Banor 2: Duhet të më dëmshpërblejë shteti ose vetëflijohem

Swiss Digital Mobile Reklama

Banor 3: Do bllokojmë të gjitha rrugët nëse nuk dëmshpërblehemi

Banor 4: Ne kërkojmë dëmshpërblim, nëse nuk dëmshpërblehemi do të hyjmë në grevë urie.

 Afati i lënë në dispozicion të shtetit është 15 ditë dhe më pas ata pritet të nisin grevën e urisë nëse përgjigjia për dëmshpërblimin e përmbytjeve do të vijojë të mungojë.

Përmbytjet e 2010-2011 shkaktuan dëme të shumta në qarkun Shkoder, ku vërshimi i ujrave preku edhe qytetin në lagjet periferike.

Gjatë viteve të shkuara banorët zhvilluan disa protesta radhazi, por asnjë përgjigje nuk moren nga qeveria për paratë që u takojnë mbi demet në banesa e biznese.

 /Oranews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?