Ish-të përndjekurit në grevë: Do vetëflijohemi nëse qeveria nuk plotëson premtimet

“Qeveria nuk ka mbajtur premtimet”. Kështu janë shprehur ish-të burgosurit politikë, të cilët sot janë hedhur në grevë urie 24 orëshe.  Mësohet se ata janë vendosur para institucionit të ri integrimit të ish-të dënuarve politikë.

Ndërkohë, ata paralajmërojnë një grevë të përmasave më të mëdha. Sakaq, ata shkojnë më tej më deklaratat e tyre, ndërsa paralajmërojnë se do të marrin akte ekstreme, deri në vetëflijim nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen.

Për ish-të përndjekurit nuk është hera e parë që dalin në protestë, pasi ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer në masën e duhur dhe se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shtetit në këto vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?