Ish-TEC-i i Kuçovës do shndërrohet në park bashkëkohor

Kjo është ajo që ka mbetur nga Ish termocentrali i Kuçovës.

Ora News - Ish-TEC-i i Kuçovës do shndërrohet në park bashkëkohor

Dikur një krenari e industrisë shqiptare, pas viteve 1990, Ai u grabit e shkatërrua, ndërsa vit pas viti u kthye në një gërmadhë hekurash e mbetjes urbane. Por kjo gjendje pritet të ndryshojë!

Kjo hapësirë parashikohet të kthehet në një park me kushte bashkëkohore, siç tregon edhe ky projekt i bashkisë së Kuçovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Selfo Kapllani: Janë menduar të ndërtohen basene ujore, sheshe, pedonale, si dhe do të mbeten simbolikisht kulla e ftohjes dhe oxhaku për të mbajtur identitetin. Vlera e projektit shkon në rreth 130 mln.

Swiss Digital Mobile Reklama

Realizimi i këtij investimi do ti hap rrugën më pas dhe shfrytëzimit të disa objekteve të tjera të trashëguara gjatë sistemit të kaluar, kryesisht ato të cilat kanë lidhje me nxjerrjen dhe përpunimin e naftës për të cilat bashkia i shikon si resurse në fushën e turizmit.

Kapllani: Ne kemi shumë objekte me vlera për të qenë pjesë e këtij muzeu.

Qyteti i naftëtarëve ka nisur të tërheqë kohët e fundit vëmendjen e turistëve, të cilët pasi vizitojnë Beratin shprehin interes për të parë qytetin prodhues të arit të zi në teknologjinë e vjetër, që realizohet me anë të puseve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?