Ish-trajneri i boksit u shpall i vdekur/Rama: Lajmi ishte i bazuar, ndodhi mrekullia
Mëngjesin e sotëm, në media u raportua për viktimën e 5-të nga Covid-19, kjo sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Më vonë u theksua se ish-tranjeri i boksit kaloi në vdekje klinike. Lidhur me këtë ngjarje u pyet edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se lajmi ishte i bazuar, por ndodhi një mrekulli. Megjithatë, kryeministri sqaron se kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut. ”Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar”.