Ish-ushtaraku shqiptar, Emanuel Bazanji: Rusia po kërkon eliminimin tim
Rusia po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën në konfliktin me Ukrainën. Ministri i Jashtëm, Lavrov tha se ”kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu dërguar në zonën e Donbass”.
Ish-ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji prej dy vitesh jeton në Ukrainë. Ai dha një intervistë para dy javësh në ”Top Channel”, ku u nënvizua se prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal ndaj Emanuel Bazanjit.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, Emaniuel Bazanji nëse do të shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon 10 deri 15 vite burg. Ky zhvillim që me sa duket nuk ka mbërritur ende në Moskë hedh poshtë pretendimin e Sergey Lavrov, se edhe nga Shqipëria janë duke u rekrutuar mercenarë për t’i çuar në Ukrainë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e pyeti Emanuel Bazanjin për këtë deklaratë të ministrit Lavrov. Ai bëri këtë koment.
“Nuk më bën aspak përshtypje kjo deklaratë. Ka një muaj që televizionet ruse publikojnë foton time duke përdorur epitete të ndryshme. Unë nuk jam mercenar siç pretendon Rusia. Kam ardhur në Ukrainë përpara dy vitesh dhe jam pranuar në ushtrinë e Ukrainës përmes të gjithë procedurës, që atëherë dhe jo ditët e fundit”.
Sikurse shumë ushtarakë nga 27 vende të Botës, shqiptari Emanuel Bazanji është pjesë e Legjionit Gjeorgjian ku po qëndrojnë të gjithë të huajt të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës.