Ish-zëdhënësja e PD-së thyen mitin e demokratëve: Më mirë Basha se Berisha

Moderatorja Oriela Nebiaj rrëfeu në “Mos i fol shoferit” eksperiencën e saj të angazhimit politik në Partinë Demokratike.

Edhe pse tingëllon çuditshëm, bazuar në opinionin e shumicës së demokratëve, Oriela Nebiaj duket se nuk i ka aq të forta lidhjet me liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Kur u pyet të zgjidhte mes tij dhe kreut aktual Basha, Nebiaj tha se preferon gjithmonë të shohë drejt së ardhmes.

Oriela Nebiaj: Për mua Basha. Jam gjithmonë për të renë, për një alternativë të re dhe çdo gjë ka kohën e vet, kështu që nuk ka diskutim. Se cili nga të dy është më mirë, kjo prevalon Berishën sepse ka qenë në gjithë historikun e PD lider.

Nebiaj nuk nguron të tregojë preferencat e saj edhe lidhur me deputetët demokratë.

Rudina Dembacaj: Deputeti më i mirë në PD?

Oriela Nebiaj: Oert Bylykbashi.

Rudina Dembacaj: Po femër?

Oriela Nebiaj: Jorida, Grida.

Duke folur për arsyet e largimit të saj nga PD, ajo u shpreh:

“Nuk u shkëputa. Pata një dedikim dhe u mundova që të mos i jepja vëmendje daljeve publike apo të njohurit, apo çfarë është e rëndësishme për partitë. U mundova të kuptoja se çfarë ndodhte me të vërtetë në atë çfarë nuk duket 

"Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj - E ftuar Oriela Nebiaj

SHKARKO APP