Ish-zëvendëskryeministrja padit Edi Ramën

Ish-zëvendëskryeministrja, Ledina Mandia padit Edi Ramën. Mandia kërkon pagën për 6 vite dhe postin e Avokaturës së Shtetit.

Ledina Mandia, e cila për disa muaj mbajti numrin dy të qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, e ka çuar këtë të fundit në gjykatë duke kërkuar që të rikthehet sërish avokate e përgjithshme e shtetit.

Mandia rezulton se është liruar nga detyra me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013 duke u zëvendësuar nga një tjetër emër por pas thuajse 6 vite i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat dhe zhbërjen e këtij urdhri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo çështje është regjistruar më 29 mars në gjykatën administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministri Rama dhe avokatura e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?