Ish-zëvendësministri i Arsimit: U emërova pa kontratë pune

Ai është zv/ministri me postin më jetëshkurtur në historinë e një kabineti qeveritar në Shqipëri. Po flasim për Taulant Mukën. Së fundmi, në një intervistë në “Ftesë në 5”, ish- zëvendës ministri i Arsimit, u shpreh se është emëruar zv/ministër pa një kontratë pune dhe se askush nuk i ka verifikuar diplomat e tij.

Ai ironizon duke thënë se çdokush mund të plotësojë një CV sipas dëshirës dhe mund të bëhet ministër, dhe pse jo kryeministër.

”Ne jetojmë në një shtet WhatsApp-i! Unë u emërova zv/ministër pa një kontratë pune. Këtu vetëm flitet, shkëmbehen mesazhe por nuk dokumentohet! Unë dorëzova një CV, por në asnjë moment nuk u verifikuan diplomat e mia. Ti mund të plotësosh një CV sipas dëshirës dhe mund të bëhesh ministër dhe pse jo kryeministër”, shprehet Muka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?