Ish-zv/ministri, Muka: Politika detyron gazetarë të shkruajnë…
Akademiku, njëherësh ish-zv.ministri i Arsimit, (vetëm dy javë) Taulant Muka vijon me denoncimet ndaj qeverisë, ndërsa këtë herë është ndalur te liria dhe propaganda ndaj medias dhe gazetarëve.
Ndërsa rrëfen bisedën me një mikeshën e tij specializante, Muka thekson se ka shumë gazetarë që nënshtrohen dhe se detyrohen nga politika të flasin e të shkruajnë fjalë që profesioni dhe karakteri i tyre s’jua lejon. “Pyes një mikeshën time specializante: Pse nuk ngrini zërin për mënyrën si ju trajtojnë?
Më përgjigjet: “Ka servila, ka dhe nga ata qe duan te ikin e thonë te behet ca te doje se ne do ikim. Tek ne është bere fryma e ikjes aq e madhe sa askush nuk mendon te ndryshoje gje…mendojmë vetëm valixhen dhe opsionin me te mire per te ikur. Njësoj më thonë dhe një pjesë e madhe e gazetarëve që kam takuar, të cilëve propaganda dhe politika ju ka shkatërruar dinjitetin, i detyron të vënë në gojë (dhe shkruajnë) fjalë që profesioni dhe karakteri i tyre s’jua lejon! Janë nënshtruar, nuk ndjehen të lirë! Viti 2018 por jemi në një Diktaturë të kohëve moderne, madje më keq! Por është koha të zgjohemi të gjithë dhe ti themi JO shkatërrimit të potencialit njerëzor të vendit tonë, dhe të ardhmes së rinisë!”, shkruan Muka.
KOHA JONË SONDAZH

