Ish-zv/ministrja Voda: U habita, flitej për një histori që se mbaja mend. Do ta vijoj betejën time

Dënimi për disa arka me peshk, por sot ish-zvministrja e Brendshme Rovena Voda, ka rrëfyer përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Voda tha se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut.

“Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 korrik 2021, kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konsulente në një projekt. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe, një paqartësi e madhe dhe një gjendje shoku.

Kur kam lexuar vendimin e gjykatës, flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22-muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003”, tha Voda për “Euronews Albania”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?