Ish-zyrtarit të ALUIZNI-t i bllokohen 1.5 milionë euro

Për 5 vite punë në funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane kishte përfituar 1.5 milionë euro pasuri.

Policia e Tiranës njofton se kjo shumë marramendëse e ish zyrtarit është sekuestruar me vendim Gjykate.

Sipas policisë ish zyrtari akuzohet për pastrim parash, ndërsa ka punuar tek ALUIZNI nga viti 2006 deri në 2011

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”, njofton policia. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?