Ishin bllokuar në Itali, riatdhesohen 37 detarë shqiptarë

Riatdhesohen 37 detarë shqiptarë të cilët prej 4 javësh ishin bllokuar në bordet e mjeteve detare ku punonin, në krahun tjetër të Adriatikut.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Përgjithshme Detare:

“Pas një pune mjaft të madhe dhe ndihmës të Ministrisë Shëndetësisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin sonte (mbrëmë) në tragetin GNV AZZURRA në Bari dhe të nisen në drejtim të Shqipërisë”, njofton Drejtoria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detarët Shqiptarë priten të mbërrijnë në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, ku janë marrë të gjitha masat për kontrollin e tyre mjekësorë dhe transportin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe këshilluar për problematikat që kanë. Nga kontaktet që kemi pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën në anijet që transportojnë mallra duke kontribuar në lëvizjen e mallrave në këto ditë të vështira për gjithë botën”, e mbyll njoftimin Drejtoria e Përgjithshme Detare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?