FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ishin në proces divorci, burri lyen me be@zinë gruan! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta

Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës. 45-vjeçari ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë duke spërkatur me benzinë 31-vjeçaren dhe më pas i ka vënë flakën. Ajo ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Pasi ka kryer aktin e rëndë është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

‘Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.’- njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?