ISHP fajëson 5 fasoneri për ndotjen e Gjanicës, banorët: Në lumë shkon naftë bruto
Inspektorati i Shëndetit Publik në Fier fajëson 5 fasoneri si shkaktarë të ndotjes së lumit Gjanica, ndërsa justifikon me pezullimin e punës kompanitë naftënxjerrësë. Por banorët e zonave përgjatë Gjanicës akuzojnë se derdhja e hidrokarbureve është e përhershme dhe tregojnë me gisht depozitat dhe rrjetin e kompanive naftënxjerresë.
Skandali i ndotjes së Gjanicës mbetet pa autorë. Inspektorati Shëndetësor Publik në Fier në përgjigje të interest të Ora News, thotë se nuk ka arritur të gjejë gjurmë hidrokarburesh pas analizave të bëra së fundmi.
Ndaj në këto kushte, ngre dyshimin se Gjanica mund të jetë ndotur nga mbetjet e hedhura nga ndonjë prej 5 fasonerive që veprojnë në zonë, pasi sipas ISHP të gjitha pikat e hidrokarbureve në zonë janë të pezulluara.
Kjo është pamja e Gjanicës të martën që tregon qartë për sasinë e lartë të ndotjes.
Ndërsa këto janë pamjet e përcjella nga ISHP Fier pas reshjeve të shiut.
Ndryshe nga të një ditë më parë, uji duket i pastër.
Por situate është me rëndë seç duket.
Ndotja është përhapur jo vetëm në lum por edhe në përrenj e kanale.
Në zonën e njohur si Ofiçina as shiu nuk arriti ti pastrojë mbetjet hidrokarbure.
“Derdhen nga më të ndryshmet, sidomos nafta. Vinte peshku nga deti, sot nuk gjen dot një bretkosë”
Banorët e zonës thonë se ndotja këtu nuk është ndalur asnjëherë dhe madje ata janë në gjendje të shpjegojnë edhe shkakun e rrjedhjes së mbetjeve hidrokarbure.
“Është e ndotur Gjanica. Vijnë nga dekandimi, nfa Visoka, Ballshi”
Për shkak të erës së rëndë dhe ndotjes së vazhdueshme të tokës, banorët e kësaj zone të pasur naftëmbajtëse thonë se po u kërcënohet jeta ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe detyrimin e kompanive naftënxjerrësë për pastruar zonën.