Ishte bllokuar prej disa orësh në afërsi të Lungomares, nxirret në breg anija me turistë

Një anije u bllokua sot në afërsi të Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për një Velierë, brenda të cilës udhëtonin turistë të huaj.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se kapiteneria e Vlorës nisi operacionin për nxjerrjen e anijes, ndërsa rojet bregdetare arritën ta tërhiqnin. Mësohet se Veliera kishte ngecur 30 metra larg bregut, ndërsa shkak ka qenë era e fortë.

Ndërkohë, në ndihmë të anijes më herët shkoi edhe një tjetër mjet lundrues, (nje gomone) i cili u dëmtua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?