Ishte dënuar me 17 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Italia 46-vjeçari

Ekstradohet nga Italia, drejt vendit tonë, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje me paramendim”.

Edvid Ndile, 46 veç, banues në Berat ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Berat me vendimin Nr. 82 datë 21.06.2002 e ka denuar me 17 vjet burg per Veprën Penale të “Vrasjes me paramendim” .

Në prill të vitit 2001, Ndile ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi G. R.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, 46-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?