Ishte dënuar me 30 vite burg, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 30 vite burg, është kapur në Janinë, paraditen e të shtunës. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke. Sipas tyre bëhet fjalë për një person me precedentë të theksuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptari raportohet se kishte mundur të arratiset nga Turqia dhe po tentonte të kalonte fshehurazi për në Shqipëri.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli i Turqisë pasi ishte shpallur fajtor në mungesë për importim droge dhe duhej të vuante një dënim prej 30 vitesh. Aktualisht shqiptari po mbahet në paraburgim, ndërsa autoritet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?