Ishte me një ukrainase në shtëpi, shqiptari shokon policët italianë me veprimin që bën
Një shqiptar ka bërë bujë në mediat italiane për shkak të një veprimi që ka bërë. Mësohet se 35-vjeçari shqiptar me inicialet M.A. ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke u hedhur nga ballkoni gjysmë i zhveshur.
Në momentin që karabinierët kanë hyrë në shtëpinë e tij, ai ishte nën shoqërinë e një gruaje me kombësi ukrainase. Veshur, ai kishte vetëm një palë pantallona të bardha të shkurtra dhe i ka shokuar policët italianë kur është hedhur nga ballkoni.
Pasi u hodh nga ballkoni, ai u përpoq të fshihej mes makinave të parkuara në oborr, por nuk ia ka dalë sepse ka rënë në prangat e policisë. Drejtësia italiane ka lëshuar urdhrin e riatdhesimit shqiptarit M.A.
KOHA JONË SONDAZH

