Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjecar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka përfunduar Erilnd Liçenji 30 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Elbasan.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale, “Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu po për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 e 273 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas i’u dorzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?