Ishte në kërkim për vrasje, sot 34-vjeçari u plagos në një atentat mafioz

Vincens Piroli ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Ulqin, por këtë mbrëmje u plagos në një atentat mafioz që gati i rrezikoi jetën. 34-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka shumë mistere, pasi nuk është identifikuar autori që çoi në spital 34-vjeçarin. Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar.

Policia ka nisur kontrollet intensive, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?