Ishte nën efektin e drogës dhe ”fluturoi” mjetin në ”Rrugën e Elbasanit”. 820 mijë lekë gjobë shoferit

Policia ka arrestuar shoferin e automjetit tip Benz që shkaktoi aksidentin te “rruga e Elbasanit” në kryeqytet mbrëmjen e së hënës.

Ardit Kambo ka rezultuar nën efektin e drogës dhe për këtë arsye është arrestuar dhe gjobitur me 820 mijë Lekë të vjetra.

Drejtuesi i mjetit Mercedes-Benz me targa AA555NZ humbi kontrollin mbi mjetin duke hipur në trotuarë, dëmtoi kangjellat e rrugës dhe pemët si dhe ka kaluar në krahun tjetër të rrugës duke goditur dhe ka shkaktuar dëme materiale një automjeti tjetër të tipit Mercedez.

Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

SHKARKO APP