“Ishte një tronditje e fortë”. Lëkundje tërmeti në Itali, qytetarët dalin në rrugë!
Një tërmet me magnitudë 4.4 tronditit zonën e Ragusas, në Sicili. Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra është lokalizuar në det, 15 kilometra në jug të Acate, me thellësi 30 kilometra.
Tërmeti u ndie nga popullsia që doli në rrugë dhe sheshe. “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, thonë dëshmitarët.
Për momentin mediat italiane nuk raportojnë dëme.
Tërmeti u ndje fortë në Sirakuzë, Catania dhe midis Licata (Agrigento) dhe Gelas (Caltanissetta), por edhe në Palermo.
Zjarrfikësit informuan përmes Tëitter se nuk kishte asnjë telefonatë ankthi ose ndonjë dëm të raportuar. Edhe nga kontrollet e kryera nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, nuk u gjet asnjë dëmtim ose të lënduar pas tronditjes.