Ishte pa biletë, 50-vjeçari i fut duart në fyt kontrollorit në autobus

Një 50-vjeçar shqiptar është përfshirë në një konflikt me kontrollorët e biletave në një autobus në Imperia në Itali.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari ishte pa biletë. Kontrollorët i janë afruar dhe i kanë kërkuar biletën.

Duke qenë se nuk e kishte biletën, kontrollorët i kërkojnë gjeneralitet, por shqiptari refuzon t’ja tregojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment situata tensionohet së tepërmi, duke shqetësuar edhe pasagjerët e shumtë, që ndodheshin në autobus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari fillon të ofendojë dhe të kërcënojë kontrollorët, raporton JOQ.

Foto ilustruese

Ai u thotë:

Do t’ju vras se ju njoh.

Pas fjalëve kërcënuese, shqiptari ka kapur për fyti njërin prej kontrollorëve. Duke parë situatën, shoferi  ndaloi autobusin dhe kërkoi ndihmën e policisë.

Këta të fundit erdhën menjëherë, por shqiptari nuk po qetësohej. Kontrollorët i shpjeguan gjithçka karabinierëve, të cilët bënë më pas shoqërimin e shqiptarit në komisariat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?