Ishte pasagjere në makinë, arresti kardiak i merr jetën të moshuarës 72-vjeçare

Një 72-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak. Policia bën me dije se në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?