Ishte prekur me COVID, humb jetën 28-vjeçarja shtatzënë

Një 28-vjeçare nga Vushtria, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë, pasi u infektua me koronavirus.

Viktima identifikohet si Liberta Selacin, e cila punonte si grimiere.

Lajmin e hidhur e kanë publikuar vetë familjarët përmes një postim në rrjetet sociale. Ata bëjnë të ditur se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume. Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone. Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona. Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut! Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror. Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19. Me dhimbje te thelle, Familja Selaci dhe Hasani”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?