Ishte shpallur në kërkim për dy vrasje në Gjermani, arrestohet 33-vjeçari në Korçë

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje në Gjermani dy vite më parë, është arrestuar ditën e sotme. Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Wanted” u arrestua Daniel Hajro, 33 vjeç, banues në Korçë.

Operacioni u zhvillua me bashkëpunimin intensiv të DVP Korçë, DVP Tiranë, FAST Albania dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër,” njoftoi policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?