Ishte te një shok, gjendet 9-vjeçari i zhdukur që dje

Është gjetur shëndoshë e mirë 9-vjeçari që u denoncua i zhdukur nga prindërit në Durrës.

I mituri B.P, banor i lagjes 11 në qytetin bregdetar është gjetur në shtëpinë e një bashkëmoshatari, ku ndodhej prej mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë së Durrësit, mësohet se kanë qenë familjarët e bashkëmoshatarit të 9-vjeçarit ata që kanë njoftuar në komisariatin e Durrësit, pasi kanë parë foton e djalit dhe të ëmën në studion e “Ora News”, e cila kërkoi ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali 9-vjeçar rezultoi i zhdukur prej orës 18:00 të së mërkurës 25 maj 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjarët për herë të fundit e kishin  parë Brajan Plakun në një qendër interneti në lagjen nr 11 pranë banesës së tyre.

Pas kërkimeve gjatë mbrëmjes në orën 01:00 kishin bërë dhe denoncimin në polici në orën 01:00 të 26 majit 2016.

Ne momentin e fundit që ishte parë Brajani kishte qenë në një dyqan me lojra elektronike i veshur me një bluzë me mëngë të gjata me kapuç ngjyrë blu, pantallona tirkotazhi ngjyrë gri me xhepa mbrapa.

Sot paradite e ëma bëri apel për ndihmë edhe në “Ora News”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?