Ishte thirrur sot në SPAK, shtyhet marrja në pyetje e kryebashkiakut të Kamzës
Procesi i marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme, është shtyrë.
Suli do paraqitej në SPAK në datën 1 tetor, ora 11:00, ku pritej të jepte shpjegime ne lidhje me një hetim për shpërblimet e tërmetit, por është shtyrë për shkak se shkresa nga ana e policisë i ka shkuar me vonesë.
Mësohet se Suli do të paraqitet në SPAK më 6 nëntor.
Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe kryebashkiakun e Kamzës që të japë shpjegime.