Ishte xheloz, emigranti vret me thikë në gjoks bashkëshorten

Krim brenda familjes në Itali.

Një emigrant maroken, 40-vjeçar, ka vrarë me thikë në gjoks bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa sipas mediave italiane, shkak për aktin makabër ka qenë xhelozia, raporton Ora News.

Pas krimit, ka qenë vetë 40-vjeçari, Jennati Abdefettah, që ka lajmëruar karabinierët e Padovas.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan të pajetë në shtratin e saj.

Në të kaluarën ajo kishte denoncuar sjelljen e dhunshme të burrit të saj, por më pas tërhiqej.

Çifti kishte tre fëmijë, të cilët i janë besuar një miku të familjes.

SHKARKO APP