Ishulli Sazanit një vend edhe turistik.Kryeministri Rama e promovon në FB

 

Ishulli Sazanit nga një bazë ushtarake në një qendër turistike, ky është plani i Qeverisë, për një nga perlat e bregdetit Shqiptarë.

Këtë e ka bërë të ditur sot, Kryeministri Edi Rama, i cili ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook, për të promovuar përmes fotosh ishullin, që shumë shpejtë dhe falë bashkëpunimit me një agjenci franceze pritet të kthehet në një atraksion kryesore për turistët vendas e të huaj.

“Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit. Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transfomojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit”,  shkruan kryeministri, Edi Rama në faqen e tij FB.

SHKARKO APP