ISIS ekzekuton shqiptarin, nuk pranonte të luftonte në Siri

 

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar nga terroristët e ISIS-it pasi nuk pranoi të luftonte më në Siri. Bëhet fjalë për shqiptarin Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS-it,

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se i riu nga Sauku kishte shkuar në janar të vitit 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu ISIS. Por edhe kishte kaluar muaj të tërë në stërvitje dhe luftime, ai ishte zhgënjyer dhe dëshironte që të braktiste luftën.

Kjo nuk është pritur mirë nga xhihadistët të cilët e kanë ekzekutuar, ndërsa vdekja e tij i është mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç.

Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të. Në fakt, për t’u larguar nga grupet terroristë është shumë e vështirë, dhe kjo nuk mund të bëhet pa rrezikuar jetën, ashtu sikur se ndodhi edhe me Hasanaj.

Ky është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad.

Vdekja e Hasanaj ishte konfirmuar nga antiterrori dy javë më parë ndërkohë që është zbuluar së fundmi se vdekja ka ardhur nga plumbat e atyre për të cilët ai luftoi deri para vdekjes së tij.

SHKARKO APP