ISIS i kryqëzon dhe i vret

 

Bishat e Shtetit Islamik i prenë gishtat një djaloshi 12-vjeç përpara babait të tij predikues dhe më pas i kryqëzuan të dy.Sipas Mirror, grupi terrorist po detyronte të krishterët në fshatrat siriane pranë Alepos që të konvertoheshin në myslimanë.Djali 12-vjeçar ishte biri i një predikuesi sirian, që ka ngritur nëntë kisha në këtë zonë.

“Përpara babait të tij, ata i prenë gishtat dhe e rrahën barbarisht, duke i kërkuar të atit të kthehej në mysliman, nëse donte që të ndalonin torturat,” thotë Misioni për Ndihmën e Krishterë.

“Kur ai refuzoi, ISIS i torturoi të dy dhe i kryqëzuan”.

Tetë bamirës të tjerë, mes tyre edhe dy femra, u ekzekutuan po ashtu.Femrat, një 29 dhe një 33 vjeç, u përdhunuan përpara një turme të mbledhur për të parë këtë skenë.

SHKARKO APP